Tuesday, July 15, 2025
BallinaVitrina e libritLlesh Ndoj-Zemrës si t’ia bëj

Llesh Ndoj-Zemrës si t’ia bëj

Si t’ia bëj kësaj zemrës
s’po don me m’u bind,
Si zog po më fluturon
nëpër krahërorin tim.

Bëj me ia ndal turrin
më ngrenë për ajri,
Ç’ke, i them oj zemër?
Ç’të kam bërë unë ty?

Më kot po mundohesh,
më thotë në fluturim,
Mbyllur n’zhguallin tënd
dot s’e fsheh dashtninë!

Më mirë më ndiq mua
lart nëpër kaltërsi,
S’ka kafaz që e mban
një zemër në dashtni!

Mos pyet ç’thonë bota!
Bota at’ punë kanë,
N’dallgë e mjegullnaja
ndiqe ti zogun tand!

Kësaj zemrës si t’ia bëj,
s’po don me m’u bind,
Unë i tregoj tokën
qiejve ajo më prinë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT