Du me fol, se me knu s’di,
Jeta m’ka mësu me hesht, me prit…
Kur loti rrëshqet pa zë mbi faqe,
Kanga m’ikë, po fjala s’ka ikë.
Vendlindja jem, je n’çdo frymë,
N’një qosh të shpirtit m’rrin gjithmonë,
Me erën e bukës që n’furrë piqej,
Me zërin e nanës që t’thirrke: “Hajde n’shpi!”
Kam pa jetën si udhë pa shenjë,
Kam ecë zbathë, kam folë me veten,
Kam pa andrra që kurrë s’u bënë dritë,
Po prapë, n’zemër m’rri ajo ditë…
Kur n’katun binte dielli mbi kodër,
E fmijët qeshnin me pluhur n’gishta,
Atje ku fjala s’kish nevojë me u stolisë,
Se çdo fjalë ishte e vërtetë – ishte dashni..
.
Du me fol për jetën që më çoi larg,
Për tokën që s’harrohet, as kur rri n’heshtje,
Se me knu s’di, zani më dridhet,
Po me fol… me fol s’muj pa plasë.