Tuesday, July 15, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-KUR FLET NËNA

Murtez Asllani-KUR FLET NËNA

Kur flet nëna
gëzohen fëmija,
plot gjallëri
mbushet shtëpia.

Nëna fëmijët
çdoherë i ledhaton
dhe për çdo mëngjes
fort i përqafon.

Ujë e bukë
u siguron
dhe nga gjumi
ajo i zgjon.

Lajnë sytë
dhe pastrohen,
drejt kah shkolla
ata drejtohen.

Kur vjen nata
për të pushuar,
fëmijët shkojnë
për t’u qetësuar.

Secili fëmijë
nënën e dëgjon
dhe këshillat e saj
shumë i respekton.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT