Tuesday, July 15, 2025
BallinaVitrina e libritAhmet Pllana-FLUTURAT KËNDOJNË

Ahmet Pllana-FLUTURAT KËNDOJNË

Fluturat zgjohen në mëngjes
Fluturojnë e luten për njerëzit
Luten bashkë me diellin
Luten bashkë me lulet.

Fluturojnë nëpër qiell
Lehtë lehtë butësisht Urojnë mirësi, paqe
Dhe zgjim me këngë.

Fluturat e bukura Fluturat krahashkruara
Luten me lindjen e diellit
Luten në mëngjes.

Fluturat luten në mesditë
Luten dhe në mbrëmje
Urojnë mirësi jete Urojnë miqësi bote.

Fluturat e duan verën
Ecjen me liri e paqe,
Fluturat vallëzojnë
Me lutje për njerëzit.

Mos e hani botën n’sy
Mos lakmoni urrejtjen Mos lakmoni xhelozinë Lakmoni të mirën, miqësinë.

Lakmoni dashurinë
Lakmoni lumin, diellin,
Fluturat i duan njerëzit
Fluturat dashurojnë.

Nga dashuria lind dielli
Bjen shiu nga dashuria
Nga dashuria lind kënga
Botën e mban dashuria.

Gjithçka lind nga dashuria Çdo e mirë njerëzore, Edhe lumturia, edhe bukuria Edhe paqeja, edhe liria…!

Ahmet Pllana lindi në Bakshi afër Prishtinës. Ka mbaruar Universitetin e Prishtinës. Ka botuar 12 libra me poezi. Shkruan që nga rinia e hershme. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT