Në këtë qytet mungon ti.
Kam frikë’ të zgjohem me këtë fakt,
e më bezdisin kalimtarët
të njohur e të largët.
Në këtë qytet mungon ti….
E lulet kanë humbur lulëzimin,
gjithçka mbulohet nga një tis
reklame e zhgënjim.
Pastaj ulemi të pijmë një kafe
buzë detit në prag stuhie.
Un’ të flas me kaq pasion e dhimbje
sa thonê ‘kjo tashmë është e çmendur,
ka humbur vetëdijen’.
Në këtë qytet mungon ti,
unë vazhdoj të flas ende me vete për faktet.
(Ti kurrë nuk ringjallesh).
Bie në një monotoni e zymtë,
një heshtje e pafalshm