S’plaket, si kënga e bilbilit!
Se në vatra dhe në stane,
këndohet me zjarr të shpirtit.
Është magjike, nektar fjale,
prush prej zjarrit të Prometeut,
elegante si sorkadhe,
e bardhë si bora e Shëndreut.
Odat e lashta pagane
ishin çerdhe cicërimi…
Biri denjë i kësaj ane
i dha flatra fluturimi.
I dha aromë trëndeline,
i dha dritë nga drita e tij,
i dha nektar Trebeshine,
prodhuar nga Perëndia.
E bëri zonjë kapedane,
gurrë mali pa shterime;
me gurgullimën vigane
dhe me mijëra vezullime.
Poetin shenjt i poetëve
e bekoi vetë Perëndia,
e radhiti pranë profetëve…
pikon mjaltë çdo fjalë e tij!