Tuesday, July 15, 2025
BallinaVitrina e libritTahir Boci-BUZËQESHJE

Tahir Boci-BUZËQESHJE

İ admiroj fytyrat e qeshura,
Dhe sytë që qeshin,natyrisht,
Qofshin ata dhe të panjohur,
Unë do tu buzëqesh shpirtërisht
.
Do qesh me hare i ngazëllyer,
Nga përgjigja e zgjuar e një fëmije
Sepse premtohet për të ardhmen,
Blindohen themelet e çdo shtëpije.

Qesh me lot nga një batutë e goditur,
Se ka ilaç që s’e gjen as në farmaci,
Shpresëplot për efektin shërues,
Pa afat skadence dhe me garanci.

Nga skenat komike gajasem,
Thonë se e qeshura jetën ta zgjat,
Stresin e kam shpallur non grata,
Për të dëshiroj vetëm natë.

İ urrej buzëqeshjet e hidhura,
Dhe ironinë me shije farmaku,
Dua të qesh prej humorit të ëmbël,
Të shtrihem në tokë,të më therrë barku.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT