Tuesday, July 15, 2025
BallinaVitrina e libritZyba Hysa-VJEN SI HIJE DHE SHPËRNDANË DRITË…

Zyba Hysa-VJEN SI HIJE DHE SHPËRNDANË DRITË…

Gjithë jetën i drejtoj një pyetje vetes:
Ti i vjedh vargjet nga unë,
Apo unë nga ti, marr energji!?
Ende s’kam marrë një përgjigje,
Por një gjë e di:
Në vargjet e tua,
Lexoj pastër ato gjëra që dua!
Vetëm ti më ndjek si hija ime,
Dëgjon kur unë bisedoj me hënën,
Kur symbyllur flas me diellin,
E në çdo orë të ditës,
Me qiellin…
Kur këmbëkryq nga bregu,
Bisedoj me detin,
Me lumin,
Me oqeanin,
Dhe shkoj pranë një burimi,
Jo për të parë fytyrën time, si Narcisti,
Por duke dëgjuar çuçuritjen e tij,
Bisedoj me bjeshkën,
Me grykat që më dërgojnë,
Deri në majëmalesh,
Atje ku rrinin dikur Perënditë,
Dhe lutem me fuqinë e timit shpirt,
Të kthehen përsëri,
Pa frymën e tyre,
S’mund të quhem njeri!

Poezi,
Ti je pasqyra,
Ku shpirti im shihet çdo ditë
E përmes teje,
Njerëzimit i dërgoj,
Pakëz dritë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT