Monday, July 14, 2025
BallinaVitrina e libritFali Ndreka-Kopshti i ëndrrave

Fali Ndreka-Kopshti i ëndrrave

Në kopshtin e ëndrrave te mia
Celi një manushaqe.
Si një dielli në agim që shpirtin ta ngazëllen.
Ishte më e bukura lule nder lëndina dhe parqe.
Për shpirtin tim ajo u bë më i miri melhem.

Hëna nisi të flasë me pemet dhe lulet i perkedhel,
Rrezet e sajë mbi mua shperndanin paqen e shenjtë,
Manushaqja e ime, cdo dite më e bukur cel,
Dhe kështu, ajo per mua ubë dashuria me e shtrenjte.

Ne malin e fantazisë time zbriti kështu dashuria.
Ajo më zgjati doren me forcen e miresisë,
Ajo plotesojë deshiren e ëndrrave të mia,
Ajo u be e para lule ne kopshtin tim te lumturisë,

Kështu manushaqen kur unë ne dore e mora,
Shijova dritën,profumin,shkëlqimin,
më e bukura lule në maj,
Bashke me të nga gëzimi, mbi re unë fluturova.
Dhe përgjithmonë, ajo hyri në zemrën time
dhe unë në zemrën e sajë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT