Monday, July 14, 2025
BallinaVitrina e libritLaureta Malaj-E humbur mes valëve

Laureta Malaj-E humbur mes valëve

Valët erdhën, pa zhurmë, pa kuptuar,
përqafuan bregun, ashtu qetësisht.
E qëndruar ulur, humbur në mendime
petalet e luleve më shikonin trishtë
.
Pranë meje erdhën zogjtë, të hiqnin trishtimin
dhe më shihnin ëmbël, me plot dashuri.
Duke fluturuar në qiellin e kaltër,
me valët e erës më sollën qetësi
.
Një ndjenjë e butë përshkoi shpirtin tim,
Si vala që ledhaton rërën ngadalë.
Në atë çast ,në atë ëndërrim
gjithçka ndryshoi, s’ishte si më parë.

Dhe nisa të shkruaja mbi rërë, (unë )ca fjalë.
Gjithmonë kur rrimë të heshtur nuk shkon dita mbarë. Mos e lini veten t’ju mbysi trishtimi,
përsëri dita do çeli agimin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT