Mos me thuaj erdhi vjeshta
Jeshili ende s’ka dhene shpirt.
E vdekur nata,semure dita
Llampen e Aladinit kam shpetim!
Bej te hedh hapin e terheq pas
Mbetur pa goje s’di nga te shkoj,
Te luaj me zjarrin kam frike se.digjem
Te luaj me ujin hyj e s’dal dot.
Ku shkuan zogjte,ku humben kenget,
Pse s’ka me endra, pse ky mallkim,
Kush hajduterisht i vodh i zemrat
I var vitrinave me percmim?
Grushtet shterngoj,dhembet kercas
U shitkan zemrat kesisoj?
Zotin me gure do godas,
E boten sonte do ta ndryshoj.