Tuesday, July 15, 2025
BallinaNgjyra jeteE Vërteta është mbi mua

E Vërteta është mbi mua

Shkruan Mevi Rafuna

Nuk kam nevojë për një hoxhë e as për një prift, t’më lidh me Zotin!

Shpirti im është udhërrëfyes që ma tregon udhën!

Sot, është kollaj me fol pa dit dhe me fol marrina pa e peshu fjalën.

Ku ishin këta ushtarak e komandantë, që sot po fllasin kundër islamit, kur dosti i tyre Thaqi na e solli Erdoganin midis oborri dhe airoporti Adem Jashari ju shit turqve?!

Ku ishin të gjithë këta që sot janë ba sikur tifozë futbolli,me parulla ” feja jem ma e mirë se e jotja se nuk je shqiptar nëse nuk pagëzohesh, se nëse nuk je musliman nuk shkon në xhenet” e marrina të këtij lloji?

Sot, kur dëgjon rrëfime të fëmijeve jetim nga lufta që askush nuk i përmend, se u dashtë lavdinê me ja u dhanë komandantave të vetëshpallur,që ushtrinë e tyre e dërguan në gjyq me apo pa vetëdije!

Ka kaluar koha e patriotizmit!

Patriotët më të mëdhenjë janë ata që e dhanë shpirtin e tyre, që unë e ti, sot të duhemi apo të urrehemi në liri!

Gjenocid pas gjenocidi ndaj nesh, ky shtet i ka themelet në gjak.

Dhe shteti serb, nuk na vrau se ishim katolikë apo myslimanë, deshi të na zhduk sepse jemi Shqiptarë!

Rilindasit nga gjithë ai pushtim tejshekullor osman, arritën ta ruajnë një copë Shqipni mbi mozaikun e saj të larmishëm!

Sot,mallkimi i atyre që e dhanë jetën e tyre për këtë dhe; ka me na nxanë nëse e humbasim këtë shtet!

Veç korrupcionit material, korrupcioni moral është edhe ma i keq!

Aty ku fjala e dhanë, aty ku fjala e thanë ma nuk ka peshë!

Si e vetme në këtë hapsirë, kërkoj përgjegjësi publike nga ata që na sollën në këtë gjendje?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT