Tuesday, July 15, 2025
BallinaVitrina e libritLarry Jaffe – RROBAT E BABAIT TIM Përktheu...

Larry Jaffe – RROBAT E BABAIT TIM Përktheu Irma Kurti

Ndonjëherë ndihem sikur
po vesh rrobat
e babait tim

Janë të parehatshme
dhe shumë të gjera për mua

Mëngët më kapen pas duarve
duke i mbështjellë me fije
ose gabardinë

Më trishtojnë vërtet
sikur ai po e jeton
jetën e tij përmes meje
edhe pse ka vdekur, oh, shumë
vite më parë

Ndihem sikur ai kurrë
nuk ma ka kaluar mua mantelin
e dashurisë së tij

Dhe më duhet ta vesh qefinin e tij
si një mantel të lashtë egjiptian
që jetën time e mbyt
përmes jetës së tij

Ndërsa vrapi i jetës së tij vazhdon
nën vetëdijen time
duke më larguar nga vetë fati im

Më trishton që ai nuk mundi
thjesht të ecte në atë rrugë të vetmuar
pa më marrë me vete edhe mua.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT