E kaluara,
merrte jetë të pafajshme
Vonë u çliruam nga mjegulla,
që na mbulonte.
Qytete,fshatra ,rrugë e rrugica
erëqelbura.
Njerëz,që hiqeshin zvarrë
Fytyra të sfilitura,gra të reja
Lutje me zë të lartë
Britma,rënkime pafund
Në mes besnikëve ,
të elitës intelektuale
Qëndronte profeti i fjalës
Me sy të thellë
Drita e arsyes,që ndriçonte
në natën e pasioneve
Përqafonte njerëzit,
që bekonin njëri-tjetrin
për fitoren.