I vetëm jam nga nëna larg
Bregun shikoj, po kthehem prapë.
Kjo zemra ime sa s’u ça,
sot e kuptoj,
fshiva lotët dhe mora rrugën
kur nata ra.
Sa iluzione njeriu ka,
jetë e veshtirë,
vitet ikin, m’u zbardhën flokët,
si bora e bardhë.
Sytë e mi janë të përlotur,
sa mall që kam,
të trishtuar, të plagosur,
zemrën e kam.
Erdha, erdha, mos ma mbyll derën,
pritëm, pritëm, humba pranverën,
djalin, vajzën dhe nënën time
do t’i puth me mall.
Nuse, nuse, t’u çelën sytë
erdha, erdha, sa je mërzitë
Vetëm, vetëm, se shtyva jetën,
hapma portën, ooo,
hapma portën, ooo…