Friday, August 1, 2025
BallinaVitrina e libritCIKËL POETIK NGA AUTORJA ITALIANE ARIANNA MOSCONI

CIKËL POETIK NGA AUTORJA ITALIANE ARIANNA MOSCONI

Arianna Mosconi ka lindur në Romë më 4 gusht të vitit 1999. Aktualisht, punon si shoqëruese në një shkollë ndërkombëtare. Adhuruese e artit në të gjitha aspektet e tij, që kur ishte fëmijë, ka kultivuar pasionin e saj për këngën, aktrimin dhe shkrimin përmes poezisë dhe tregimeve të letërsisë për fëmijë. Arianna ka marrë pjesë në konkurse kombëtare dhe ka fituar vendin e tretë me poezinë “Nonna – Gjyshja” në konkursin e shpallur nga Shoqata Marel, duke marrë çmimin nga shkrimtarja e njohur italiane, Dacia Maraini. Deri tani ka botuar dy libra për fëmijë me Shtëpinë Botuese Texmat: “Iolanda e la sua passione per la scrittura – Iolanda dhe pasioni i saj për shkrimin” (2016), si dhe “Elena la rebele – Elena rebelja” (2018). Mosconi merr pjesë shpesh, në ngjarje kulturore si recituese në qytetin e Braccianos në të cilin edhe banon.

PËR MILVËN (KËNGËTARE)

Poezi kushtuar këngëtares sime të preferuar Maria Ilva Biolcati, (në art e njohur si Milva, 17 korrik, 1939 – 23 prill 2021)

Grua me flokë të kuq të përndezur,
zëri yt në zemrat tona ende oshëtin,
me pasion të papërmbajtshëm.
Milva,
engjëll ngadhënjyes me humanitetin pakufi,
përkrahëse e emancipimit të gruas,
mbrojtëse e lirisë.
Pikërisht ti,
që skenat e Botës
kapërceve
emocione pafund
me shumë bujë ngjalle…
Si një flutur e thjeshte nate
u largove
pa bërë zhurmë…

(Ky tekst është pjesë e përmbledhjes poetike: “Isole – Ishuj”, botuar nga Dantebus Edizioni)

NDRYSHE PËRSE?

Poezi e shkruar pas shikimit të shumë filmave mbi Holokaustin. Është mendimi i një fëmije, djali i nazistëve, drejtuar një fëmije hebre i internuar në kampet e përqendrimit.

Një fëmijë si unë
ti je,
përse të tjerët
mendojnë
që unë më superior sesa ty jam?
Raca ime ndaj popullit tuaj
më superiore është, përse?
E megjithatë të njejtën zemër kemi!
Burrë si unë
do të bëhesh,
djalë si unë
do të jesh,
zemrat tona
këtij ushtari me turinj varur
do të donin
një buzëqeshje të bukur, t’ia rrëmbenin.
Mami më thotë
që kujdes duhet të kem
dhe juve nuk duhet t’ju flas.
Unë e pyes:
përse me ju
s’mund të luaj
por duhet t’ju urrej,
shumë keq
nuk mund të na bëni.
“Vogëlushi im,
rri i qetë!
Nuk ke gjithë ata shokë,
me të cilët mund të luash?
Është vonë tani,
duhet të flesh,
se nesër në shkollë
duhet të shkosh.”
Unë të nesërmen,
me zemër në dorë,
larg vrapoj,
me ty të luaj
dhe bashkë të gëzueshëm
ne të dy të mundemi të qëndrojmë,
sepse lufta ka mbaruar.
Rroftë jeta!
Ndryshe përse?
Ndryshe nga cilët?
Të gjithë ndryshe jemi,
por bashkarisht bukur jetojmë,
sepse së bashku Botën ndryshojmë.

SYZET E JETËS

Nëse me syzet e jetës vështroj
vë re që secili
plagën e vet mbart.
Një grua,
që në pamje të parë
duket e gëzuar dhe rrezatuese
në fakt,
nëse duam të vërtetën të themi,
brenda saj
një depresion befasues mund të fshehë.
Një burrë,
mund të fshehë në zemër
një dhimbje munduese.
Një vajzë,
që keqazi sillet
ti duke menduar me vete
“Shiko sa e pacipë!”,
mund të sillet ashtu
pasi familja e saj
për të kurrë nuk është përkujdesur.
Ndaj mos gjykojmë
dhe nganjëherë
syzet e jetës
t’i vëmë.
Vetëm kështu kuptojmë,
se në çdo jetë
ka një ngjitje për të bërë,
më pas gëzimin për të arritur.

(Poezi e përfshirë në përmbledhjen poetike “Aquilo” ,botuar nga Aletti Editore dhe në përmbledhjen poetike: “Signore e signori… poesia – Zonja dhe zotërinj… poezi”)

Përktheu Angela Kosta gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT