Ngadalë, modeste ,po zbret bukuria,
Madhështore mbi pyje e male kryelartë,
Bukurinë e rrit ,e ushqen dashuria
Dashuria që ngroh edhe në ditë të acartë.
Kënga i ndez zogjtë këngëtarë,
Ashtu si stërralli ndez eshkën e kadifejtë
Ashtu si zemrat,nga shpirtrat bujarë,
Që s'e gjen askund ,as te korifejtë ,
Ç’bukuri ka një vajzë e sapomartuar ,
Që pret me krenari fëmijën e parë,
Fytyra me një ngjyrë të purpurt mbuluar
I qesh gusha ,buza ,syri rrezear
Vajzat e hijshme i përsos bukuria ,
Zërat melodiozë nga kënga rriten ,
Rriten e rriten e joshen të dyja ,
Aq sa zemrat dhe shpirtrat ngjethen përpëliten
Dua t'i marr Pushkinit* ‘’Vajzën e kapitenit'',
Tutje në lëndinat e ëndrrave të romantizmit,
Ti «vjedh»Torkuato Tasos** «Bukuroshen e Jeruzalemit»,
Nën shpirtin e trazuar të Tatjanës dhe Eugjen Onjeginit !