Kam katër mbesa
që shumë i dua,
por edhe ato
më respektojnë mua.
Mbesat e mia
shumë më dëgjojnë,
në çdo punë
ato më ndihmojnë.
Genta e dashur në Gjermani
bashkë me Gretën luajnë gjithnjë,
ato i kam shumë mallë
dhe me ato shihemi rrallë.
Kaltrina e Sara
kudo më shoqërojnë,
bashkë me vëllezërit
gjyshërit i respektojnë.
Të gjitha mbesat
janë shumë të qeta,
punojnë e nuk rrinë kot
e dinë ç’është jeta?!
Ndonjëherë kur frymëmarrja
mua më pengon,
Kaltrina bukuroshe
sa shpejt më ndihmon.
Por edhe Sara
shumë më respekton,
ujë të ftohtë e çaj
çdoherë më ofron.