Thursday, July 31, 2025
BallinaUncategorizedRubjana Nika-Dritë nga parajsa

Rubjana Nika-Dritë nga parajsa

Mos më kërkoni në heshtjen e rëndë,
në pikëllim që zemrën mbërthen,
nga drita flas,mos më qani më,
unë jam diku,në të ndriturin vend.

Në heshtje,qetësi,paqerrethuar,
si në një ëndërr të butë,të brishtë,
me dritën time mbusheni shpirtin,
dashuria ime ju bëftë dritë.

Veç më kujtoni me dritë,jo me plagë,
unë nuk kam vdekur,
veç vendndërruar,
unë jam kudo,ju ruaj nga lart,
ndaj mos më qani me shpirt copëtuar.

Ju shikoj,ju ndjej,ju dua si dikur,
me pengje zemrën mos rëndoni,
jam si një kujtim që nuk tretet kurrë,
frymoni,jetoni,falni,dashuroni.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT