Thursday, July 31, 2025
BallinaVitrina e libritGjeorgjina Kapaj-Ndarje e mall

Gjeorgjina Kapaj-Ndarje e mall

Malli për ty bëhet si një gur në zemër
Pesha e tij është si direk flamuri
E bën folenë si rrëpira e egër
si një fletë e rënë në vjeshtë nga druri .

Sikur mbaj peshën e mineralit në brigje
Më trazon bregun e shpirtin e munduar
Sjell oborrin e ëndrrave që mbetën në vite
Dashurinë që mbeti si dhuratë e paharruar.

Fjala e dhënë pësoi tërmet e lëkundje
si vullkan që shpërthen në pallate
Sa më shumë vite kalojnë e ndjen në supe
E humbet drita e shpresës së madhe.

Të derdhen lotë ngashërimi mbi qerpik
E ngatërrohen fjalët si furka e nënës së mirë
Në ballkonin e shpirtit dëgjoj ligjërim
Shpesh më ngjan sikur dallandyshet rrinë.

Më trazojnë natën ëndrra, fjalë, mendime.
Më bëjnë shpesh herë të bëhem pesimiste.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT