Dielli ra mbasi ra shi
Posi mallë në dashuri,
Si freski mbi zagushi
A si luks mbi varfëri?
Lumja ti, o moj Perri!
Dhe ai sy që sodit ty,
Ngaqë je një mrekulli
Tejzhytur në thellësi!
Posa bukur që ia thua
Me pasion këngëve tua,
Zëri që më dehu mua
Si gurgullima në krua!
Dielli ra mbasi ra shi
Si syri mbi bukuri…
Ç’i qoi zemrës energji,
Zemrës tënde, o Rini!