Kryengritje Korriku,
retë në qiell grindur keq,
Dielli majash s’di nga iku,
era dallgësh shtyr-tërheq..
.
Kryengritje Korriku,
pluhuri territ koklavitur,
zhegut iu drodh qerpiku,
rrem stuhie u ter papritur…
Kryengritje Korriku,
fare pran u qas rrëmeti,
shiu pyjesh zjarret i fiku,
hiri-bloza lugjesh mbeti.
..
Kryengritje Korriku,
lum rrufeshë sharlatane,
Dielli majash s’di nga iku,
detit zgjuar plot uragane…