Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka ndarë lajmin për ardhjen e sistemit Apple Pay në Kosovë, si një dëshmi e radhës për investimet amerikane në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Sistemi Apple Pay, pra pagesa e shpejtë përmes telefonit të kompanisë amerikane Apple, konsiderohet të jetë një lajm i madh për Kosovën dhe hap i rëndësishëm në rrafshin ekonomik.
“Lajm i madh për ekonominë digjitale të Kosovës: Apple Pay tash është zyrtarisht në dispozicion. Ambasada e SHBA-së është krenare që ka mbështetur këtë hap të rëndësishëm, i cili reflekton rolin në rritje të kompanive amerikane që investojnë në të ardhmen e Kosovës”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
“Kjo arritje avancon qëllimet e Kosovës për rritjes ekonomike, përfshirje financiare dhe modernizim digjital, duke ndihmuar që vendi të jetë më atraktiv për investime dhe inovacione amerikane”, përfundon ambasada.
SHBA-ja është interesuar kohëve të fundit mjaft shumë për bashkëpunim me Kosovën, për çka edhe ka kërkuar që të shqyrtohet heqja e tarifës për prodhimet amerikane./Gazeta Metro.net/