Friday, August 1, 2025
BallinaVitrina e libritBesim Arifi -DIGJEM

Besim Arifi -DIGJEM

Të thash, mos më ik larg
Po ti ike
Nashta t’u dhimtë bishtaleci
Që ta shprisha
Apo pse ua mora krejt aromën flokut tënd
E që mua më dehu
Më dehu ai shikim i syve tu
Edhe pse po ikje ti
Të mbeti shikimi prapa
Që s’donte të ikte
Megjithatë u largove
Pa me ma marrë buzën me buzë
Pa përzierje frymëmarrjesh
U largove pa ardh agu
Edhe pse deshta me të dasht
Po u dogja i vetëm
Deri n’ag
Le të digjem ani ndasht
Se edhe kështu i djegur
Digjem
E di, si me të dasht

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT