Ai shiu i beharit,që vjen
papritur dhe lozonjar.
Vjen dhe më sjell kujtime të kaluara
Më udhëton shpirtin.
Sa do të doja tani,të isha
në një shtëpi prej druri të vogël.
Të rrethuar me lule,në një cep të botës.
Dhe një verandë,të shikojë detin.
Jo ato shtëpi turistike me zëra e bërtitje.
Por një tjetër,me qetësi.
Që nuk të pyet dhe nuk flet.
Thjesht,qëndron me ty,të bën shoqëri.
Me forcë binte shiu,jo me zemërim
por si spastrim.
Në atë shtëpi,nuk ka orë.
Koha rrëshqet si valët e detit pranë.
Nuk do më interesonte,në kisha shoqëri.
Nuk do më interesonte,në bota nxitonte.
Unë do të isha aty me cdo pikë shiu
që godiste mbi çati.
Si të më thoshin- Je këtu
dhe kjo na mjafton.
Do të doja ta ndaja këtë cast
me njeriun tim,por e dija që nëse e ndjente
s’do të kish nevojë për fjalë.
Do të mbyllte sytë!
Dhe do të ndjehej,ashtu si unë.
Qetësi,ëndërr,dashuri!!