Friday, August 1, 2025
BallinaLajmeLirohen nga paraburgimi pesë policët në rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

Lirohen nga paraburgimi pesë policët në rastin e 27-vjeçarit në Lipjan


Gjykata e Apelit ka marrë vendim që të ndryshohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan dhe t’iu ndërpritet masa e paraburgimit pesë policëve në rastin e Lipjanit.

Të njëjtit janë liruar menjëherë dhe do të mbrohen në liri që nga sot.

Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i Endrit Beqiri, Besnik Berisha, i cili tha se me këtë vendim të Apelit ka folur drejtësia.

“Drejtësia foli. Pesë zyrtarët policorë që padrejtësisht u paraburgosën nga sot janë të lirë. Kjo nuk ishte thjesht një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, ishte një betejë për arsyen, për të drejtën dhe për të mos lejuar që frika nga opinioni ta zëvendësojë ligjin”, shkroi Berisha, transmeton Klankosova.tv.

Pesë policët janë arrestuar më 7 korrik pasi dyshohen për “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit në Lipjan./KLAN KOSOVA.TV/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT