Friday, August 1, 2025
BallinaVitrina e libritLola Shehi-MUNGESË

Lola Shehi-MUNGESË

Porta e madhe e shtëpisë,
Oborri rrethuar me ligustra,
Vazot e luleve shumëgjyrëshe,
Shkallët që i ngjisje me aq mundim,
Kanë mbetur aty.

Salloni, koridori, dhoma jote,
Peri, gjilpëra, gërshërët,
Gjithçka që prekje ti,
Parfumojnë ende aromën tënde.

Dorezën e derës që të nxjerr në ballkonin tënd,
Nuk kam guxuar ta laj.
Frikem se më ikin shenjat e duarve të tua.

I njëjtë kopshti nën ballkon!
Mandarinat, portokallet, limonat, ullinjtë,
Nën kurorën e pemëve,
Ende e paterur djersa jote
Që i vjen në ndihmë loti im.

Gjithçka ka mbetur aty!
Mungon vetëm ti!
Një mungesë që më merr frymën
E ma bën plagë kraharorin.

Vetëm kodra karshi shtëpisë,
Sikur ka marrë më shumë dritë qëkur ke shkuar ti!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT