Është klubi më i trofeshëm në Kosovë!
Pos kësaj, kur Prishtina përballej në ish-Jugosllavi me skuadra të mëdha, futbolldashësit e të gjitha qyteteve kosovare, zbarkonin në kryeqytet, në mbështetje të ekipit ikonik.
Pavarësisht namit të madh që ka, “Bardh e Kaltërit” nuk arritën ndonjëherë të shkëlqenin në arenën ndërkombëtare, që kur FFK u pranua në instancat më të mëdha të futbollit, UEFA dhe FIFA.
Arritja më e madhe e tyre ishte raundi i tretë eliminator në UEFA Europa Conference League, në edicionin 2021/22, ku u eliminuan nga Bodo Glimti norvegjez.
Këtë fazë kryeqytetasit synojnë ta sigurojnë edhe sivjet, ku sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” u duhet fitorja në ballafaqim me Larnen e Irlandës së Veriut, pasi dueli i parë mes tyre përfundoi pa gola.
Kjo ndeshje fillon në orën 20:00!./Front online/