Ndonjëherë,eh ndonjëherë!
Arsyja me e lotin shkëmbehet
Ky drejtim i jetës,s’më thot ku me nxjerrë
Ne shtegun e lotit,dilema bymehet
arsyeja,e fort si partnerë!
Ndonjëherë, më duket ndonjëherë !
Në copa pasqyre ,shoh jetën e thyer
Pasqyra e madhe ,më duket si derë
Arsyeja tek unë qënka kthyer!
Ndonjëherë,më duket ndonjëherë
Toka nën këmbë e gjithë thërmuar
Arteriet e zemrës,sikur janë me vrerë
Arsyeja sa mjaltë ka dërguar!
Më luhatet dita ,më luhatet jeta
Era e stinës ,sjellë vetëm luhatje
S’leviz e palëkundur, është vetëm e vërteta
Arsyeja që di të çaj shpate!
Sa herë,kështu e shoh ,sa herë
Thellësia e shpirtit,ka shumë kaltërsi
Sa vargje burojnë me qiell të mbështjellë
Kur paqëton shpirti,arsyeja je ti!