Thursday, July 31, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-KUJTESË SHQIPTARE

Valbona Kolaveri-KUJTESË SHQIPTARE

Unë jam kujtesa e një shqiponje,
Qe lidh kohë mes malesh
E vë pritë me krahët e një dragooi,
Dhe mbron truallin me flakë

Me sqepin e një falkoi
Ushqej zogjtë çdo ditë,
Me kujtesën e të parëve ku ëndrra agoi
Ku qeleshja zbardhonte çdo shpirt

Unë jam një mjelmë
Që lundroj ujrave të shpresës,
E dlirë dhe krenare
Me sytë që shkëlqejnë shpuzë drejt së ardhmes.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT