Real Madridi ka vendosur të mos transferojë një mesfushor të ri gjatë merkatos së verës, duke i dhënë kështu besimin talentit të ri Arda Guler për të treguar vlerat e tij në këtë rol, sipas gazetarit të njohur Ramon Alvarez de Mon.
Trajneri Xabi Alonso ka vlerësuar lart progresin e turkut, duke theksuar pjekurinë dhe përshtatshmërinë e tij taktike në pozicionin e mesfushorit.
Ylli turk u shpall “Lojtari i Ndeshjes” në fitoren ndaj Borussia Dortmundit në Kupën e Botës për Klube, ku realizoi dy gola. Në ndeshje të tjera, ai kontribuoi me një gol dhe dy asistime.
Brenda klubit, Güler shihet si pasardhësi natyral i Luka Modricit, ndërkohë që Real Madridi po përgatitet për një tranzicion gradual me Jude Bellingham dhe Federico Valverde si shtyllat e reja të mesfushës.
Güler ka shprehur entuziazëm për sfidën që e pret, duke theksuar se është i vetëdijshëm për besimin që klubi ka ndaj tij dhe për përgjegjësinë që mbart.
Sezoni 2025/26 pritet të jetë vendimtar për ta konsoliduar pozicionin e tij si lider i ardhshëm në mesfushën e “Los Blancos” në Santiago Bernabeu./Demokracia.com/