Friday, August 1, 2025
BallinaVitrina e libritZymer Mehani-KOSOVË, TË PRENË, TË VRANË E TË KAFSHUEN

Zymer Mehani-KOSOVË, TË PRENË, TË VRANË E TË KAFSHUEN

KOSOVË, TË PRENË, TË VRANË E TË KAFSHUEN
(Poezi në gegnisht)
Kosovë, oj tokë që flen mbi plagë,
të prenë, të vranë, t’kafshuen pa fije e tagër,
nji herë me shpata, nji herë me harta,
nji herë me emna, nji herë me karta!

Tha nji fodull: “Kjo asht tokë e askujt!”
e tjetri e qiti nga goja: “Dhuratë e Rankoviçit!”
E ti, Kosovë, ngrite kryet si lahutë,
me gjak shqiptari, me shpirt trimash t’fisit!

T’lanë copash, e t’qujtën provizore,
nji sy me lot, tjetri me dritë shprese,
por n’çdo damar tandin rreh e thërret Shqipnija,
se je Dardani, jo lodër, që nga Ilirija!

Je flakë e Shabanit, je zani i Jasharajve,
je loti i nanave që s’kanë me u qesh kurrë,
je ai flamur që s’u dorëzue n’shekuj,
kuq e zi, n’ballë, e jo poshtë për gurë!

Po ç’janë këta dangalla që të pinë gjak ndër vena?
Që shesin edhe gjakun që ua bani shtetin?
Duan me t’vnu pranga, me t’ba si grue me shami,
me t’harru që je nana e burrnisë n’ Shqiptari!

Kosovë, rri e mos u shtreho nën hijen e fjalëve të mëdhaja,
mos lejo me t’tretë fjalët si borën ndër maja,
se edhe kur t’mohojnë, ti je kanga e fisit,
je gjaku që lidhet prej Çamërie n’Kullë t’Zahir Pajazitit!

Na jemi nji komb, e ti je n’palcë e në zemer,
jo ngjitje fallco, por rranjë e trung i lisit,
çka s’u çue me armë, u çue me varg e kujtim,
me e thirrë Dardaninë – pjesë e Shqipnisë shqim!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT