Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja-SHUMË MË PRANË VETES

Armenida Qyqja-SHUMË MË PRANË VETES

Mbyll sytë dhe me ty në mendje
Shoh ngjyrën e ngrohtë të ndjenjës,
Pulsimin e saj intensiv mbi qepallat e mia,
Rrathët e saj marramendës…

Hap sytë dhe e etur thith shpresën
Në klorofilin e pemëve që gjelbërojnë,
Degët tek zgjasin drejt diellit,
Ringjallësit të tyre, çudibërësit…

Papritur, kujtohem që unë diellin tim
E kam shumë më afër vetes,
Dhe kohës më nuk i druhem,
As mallit të mjegullt të ndarjes…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT