Friday, August 1, 2025
BallinaVitrina e libritEmin Z. Emini -PENDLA PREJ DRITE

Emin Z. Emini -PENDLA PREJ DRITE

funddita u zhvesh mbi det
çarqafin e përgjakur shtriu me nge
kur pulëbardhë fluturove
nga degët e ullirit tim

sall një pendël
me frymë bebeje
më mbeti në duar

qenien e saj të bardhë
ia fala erës
pa lamtumirë
varkë me buzë qumështi
ta çojë tek ëndrrat

valët e kaltra të saharasë prej uji
kujtimin e lagur me kripë
ngadalë e shtynin tutje
dhe deti bëhej edhe më i njelmët

ajo qe
e vetmja dritë
e natës vetmore

qielli i të nesërmes sime
në vend të diellit pati
një ombrellë të zezë
që pikonte pendla të bardha

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT