Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Të kam dashur..

Mimoza Eliona Osmani-Të kam dashur..

Të kam dashur edhe kur të kam thënë lamtumirë
Pasi dashurinë s’e shuan kjo fjalë.
Se ndjenja është ndjenjë, nuk është gllënjkë birrë,
E pive, u dehe, të dalë ku të dalë.
..
Të kam dashur marrëzisht edhe kur më ke vrarë zemrën,
Edhe kur s’më thoshe as një mirëmëngjes,
Edhe kur bubullima më prishte ëndrrën,
Edhe kur dielli qe i fshehur pas resh…

Të kam dashur edhe kur s’më ke puthur, as thënë ndonjë fjalë,
Se puthja është zë, është prekje, prani,
Dikur ndjeja shpirtin të shkiste si ngjalë,
Të voziste qiellit njësoj si tani…

Të kam dashur edhe kur gjunjët më dridheshin si gjethet nga era,
Kur s’i rezistoja ndeshjes së vështrimit tënd,
Kam ditur të të hap dritaret kur është mbyllur dera ..
Dhe se dashuria jonë është… legjendë
.
Për të na ndjerë edhe dëgjuar, le të heshtë bota pak,
Të dinë se të gjitha çastet me ty i kam dashuruar.
Ti je muza ime, ku pena merr flakë,
Dhe ku gjej motivet e poezisë së shkruar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT