Friday, August 1, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -KUDO VEÇ RRENA

Murtez Asllani -KUDO VEÇ RRENA

Nuk mbetet ditë
pa lexuar rrena,
lajme fallso
nga jashtë e brenda.

Disa portale
fare nuk mendojnë,
lajmet e rrejshme
shpeshherë i lansojnë.

Sot paradite
postohet një rrenë,
ajo shpejt përhapet
në secilin vend.

Ia humb vlerën vetes
askush s’të beson,
shkruaj çfarë të duash
askush s’i lexon?!

Prandaj keni kujdes
se çfarë po raportoni,
sa më shumë lexues
rreth vetes ofroni.

Me rrena nuk përparon
dhe nuk ke se ku shkon,
vetë bjen në grackë
s’ka kush të ndihmon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT