Friday, August 1, 2025
BallinaVitrina e libritOLTRE / PËRTEJ - ANTOLOGJIA DYGJUHËSHE E POETËVE SHQIPTARË NË ITALI

OLTRE / PËRTEJ – ANTOLOGJIA DYGJUHËSHE E POETËVE SHQIPTARË NË ITALI

Shtëpia Botuese Besa & Muci Editore, botoi antologjinë dygjuhëshe të poetëve shqiptarë në Itali: “OLTRE / PËRTEJ”, nën kujdesin dhe parathënien nga Edoardo Olmi, si dhe me pasthënien nga Viola Isufaj.

Poezitë në gjuhën shqipe dhe italiane janë të autorëve: Jozef Radi, Gëzim Hajdari, Anila Hanxhari, Arben Dedja, Artur Spanjolli, Griselda Doka, Anita Likmeta, Gentiana Minga, Denata Ndreca, Valbona Jakova, Julian Zhara, Irma Kurti, Angela Kosta, Mimoza Leskaj dhe Lutfi Alia.

ANTOLOGJIA DYGJUHËSHE E POETËVE SHQIPTARË NË ITALI u ofron lexuesve një hartë të brezit të autorëve transnacionalë të cilët emigruan nga vendi i shqiponjave që nga shkëputja historike e viteve 1991- 1992 si dhe gjatë gjithë dekadës së vështirë të viteve ’90.
Një kontribut i parë i rëndësishëm për t’i dhënë historisë së letërsisë bashkëkohore italiane një hartë sa më gjithëpërfshirëse të panoramës së poezisë italo-shqiptare dygjuhëshe, e cila ka fituar gjithnjë e më shumë hapësirë mes shkrimeve dhe kulturave të brezit të ri.

EDOARDO OLMI ka lindur në Firence në vitin 1984. Deri tani ka botuar tre libra me poezi si dhe përmbledhjen antologjike “Poesie scelte – Poezi të zgjedhura” (2003–2021).
Krijimet e tij janë botuar në antologji dhe revista kombëtare e ndërkombëtare dhe janë përkthyer në disa gjuhë të huaja.

Antologjia është në dispozicion në faqen zyrtare të Shtëpisë Botuese BESA & MUCI në linkun e mëposhtëm:

(Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese ndërkombëtare)
Angela

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT