Friday, August 1, 2025
BallinaLajmeTransport publik falas për Sunny Hill Festival, autobusa çdo 20 minuta

Transport publik falas për Sunny Hill Festival, autobusa çdo 20 minuta

Transport publik falas për Sunny Hill Festival, autobusa çdo 20 minuta

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se transporti publik me Trafikun Urban do të jetë falas për të gjithë pjesëmarrësit e Sunny Hill Festival, që mbahet më 1–3 gusht në Bërnicë.

Në njoftim thuhet se autobusët do të qarkullojnë çdo 20 minuta, gjatë gjithë netëve të festivalit, nga qendra e qytetit drejt Bërnicës dhe anasjelltas.

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë transportin publik, për të shmangur kolonat dhe për të lëvizur më shpejt e më lehtë në qytet gjatë festivalit”, thuhet në njoftim./Periskopi/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT