Ndonjëherë kjo jetë është e paudhë
E fshehtë me ç’ka e nuk ka
Gëzimet qënkan kaq të vogla
Por dhimbjet I paska të mëdha.
Ti rend në kohë e kohë më s’ka
Të presin hovin dhe të shtyjnë
Vetja të thotë: – mjaft mos qa
Ti thahesh paq kur erërat fryjnë.
Pastaj ti gjendesh në fund të detit
Prap fati të nxjerr ashtu disi
S’mësohesh dot me sytë e territ
Me zjarre shpesh të ngre pusi.
Pasi je lodhur e sfilitur
Në një lëndinë bje të pushosh
Dëgjo shpirtin e ringritur
Ngrehu kohën të sfidosh.
Dhe ja ashtu me gërr e vërr
Shtyn akrepat të rëndë gur
Në sa dilema që pat jeta
Gjithmonë e thua: – po sikur?!