Sot ka ndërruar jetë në QKUK, ish ushtari i UÇK-së, Selman Kajtazi, nga fshati Smrekonicë e Vushtrrisë.
Ai kishte disa ditë që po trajtohej në QKUK, pasi ishte rrëzuar nga kulmi i një shtëpie ku ishte duke punuar
Gazeta Online Veriu.info mëson nga burimet e saj se ish ushtari i UÇK-së, Selman Kajtazi i njohur si Lika, u rrëzua nga kulmi i shtëpisë ku ishte duke punuar tek motra e tij.
Sipas këtyre burimeve ai kishte ardhur për pushime në vendlindje pasi jeton jashtë vendit, dhe kishte shkuar tek motra e tij për t’i ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë.
Rastin e vdekjes së tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku ka bërë të ditur se aksidenti kishte ndodhur më 19 korrik.
Pas rastit i ndjeri ishte dërguar për tretman në QKUK, kundërroi jetë./Veriu.info/