Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritLaporta: Lamine Yamal në rrugën për t’u bërë më i miri në...

Laporta: Lamine Yamal në rrugën për t’u bërë më i miri në botë, si Messi

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është në qendër të vëmendjes gjatë turit aziatik të klubit, ku ka dhënë intervista për media të ndryshme në Japoni dhe Seul. Në një prononcim të fundit për CNN, Laporta foli me entuziazëm për talentin e ri Lamine Yamal, duke bërë një krahasim të guximshëm me legjendën Lionel Messi.

“Messi ka qenë lojtari më i mirë në botë dhe mendoj se Lamine është sot në një situatë që mund ta arrijë këtë nivel. Do ta shohim, do ta shohim…”, u shpreh Laporta, me bindjen se Lamine është një talent i rrallë. “Ai është nga ata lojtarë që nuk i has shpesh, një gjeni që tashmë po luan në nivelin më të lartë”..

Presidenti katalanas theksoi edhe cilësitë personale të Yamal-it, duke i krahasuar me ato të Messit në fillimet e tij:

“Lamine ka shumë personalitet. Messi, në kohën e tij, gjithashtu kishte shumë personalitet. Sigurisht, Messi i fitoi të gjitha. Ai bëri gjithçka. Për mua, ndoshta është lojtari më i mirë i historisë”.

Megjithatë, Laporta zgjodhi ta ulte disi presionin mbi talentin 17-vjeçar, duke e veçuar atë nga krahasimet e tepruara:

“Lamine është Lamine Yamal dhe Lionel Messi ishte Lionel Messi”.

Një brez i artë për Barcelonën

Duke folur për të ardhmen, Laporta u shpreh optimist për gjendjen aktuale të futbollit dhe brezin e ri të yjeve që po lindin:

“Bota vazhdon dhe shfaqen gjeni të rinj. Sot, kemi lojtarë si Lamine Yamal, si Pedri, si Raphinha… janë lojtarë shumë të talentuar që po shkëlqejnë në futbollin botëror. Unë përmend lojtarë të Barcelonës, por ka edhe futbollistë fantastikë në ekipe të tjera”.

Lamine Yamal, pavarësisht disa javëve të fundit të shoqëruara me polemika, është kthyer në stërvitje në mënyrë të rregullt dhe është i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në sezonin e ri, ndërsa Laporta dhe Barça besojnë fort në të ardhmen e tij të ndritur./Syri net/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT