U luta të jesh mirë,
Të paktën fundi, mos të vijë nga mua.
S’meriton mëshirë!
Dënimi i vetes tash është mos të të dua.
Që ta kuptosh një ditë,
Kur të endesh rrugëve, si qen i braktisur,
Përreth s’do kesh më!
As ato k…që dikur me lekë kishe stisur.
Ironi e fatit,
Ndoshta e mendon veç e tillë nuk është,
Kështu vjen jeta,
E ëmbël mjaltë, pastaj shpon si heshtë.