Një plagosje është regjistruar këtë të shtunë në Maqellarë të Dibrës, teksa detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë.
I biri 26-vjeçar Itles Sula ka plagosur nënën e tij disa herë me thikë, duke e dëmtuar rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre dhe e plagosura me iniciale N. S., është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.
Raportohet se 50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest.
Itles Sula mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se ai përballej prej kohësh me shenja të depresionit./Top Channel.tv/