Çdo gjë ne jetë
Eshte baraz peshe
Se kush i kalkulon
Hajde merre vesh
Jeta jonë e shkurtër
Mbushur me andralla
Mbushur plote me ënderra
Me shpresa të mëdhaja
Mos mendoni ju
Se dilni me qarë
Sejcili sa jep
Po aq dotë mare
Punoni me ndershmeri
Kudo qe të jeni
Si do qe te ndodhi
Te rrisku do veni
Jeta ka derivatet e saj
Sa te jep edhe të mbanë
Sa gëzime po aq hidhërime
Sa humor aq dhe merzitje
Sa i qeshur dhe nevrike
Sa punon edhe çlodhesh
Sa paguesh edhe konsumon
Sa punon prape i shpenzon
Sa mashtron te mashtrojnë
Sa pelqen te preferojnë
Aq sa do edhe te duan
Kush respekton e respektojnë
Sa merë edhe jep
Sa hedh edhe pret
Sa te flasin dhe u flet
Kush ofendon eshte bubec
Sa qesh dhe te qeshin
Sa te falin dhe i falë
Kush ka qeshur edhe ka qare
Kush ka fjetur dhe eshtë zgjuar
Kush semure dhe eshte sheruar
Kush u martua eshte gezuar
Veç kush vdiq prape S ‘ ka ardhe
Jeto shpresen sa je gjallë.
Në jetë je barabar
S’ka as humbës
As të fituar..