Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritXhemajli Shala -Dua të ndryshoj

Xhemajli Shala -Dua të ndryshoj

Dua të ndryshoj
Por e kotë
Nuk mund ta ndryshoj vetën
Unë prap realitetin do ta dua

Do t’i qëndroja diellit pranë
Zjarrin e tij do ta shuaja
Rrezet e tija
Për çdo stinë do t’i ruaja

Çdo epokë do ta shkruaja
Asnjë pikë e presje pa ndryshuar
Buzë detit do të hyja në valë shkume
Sytë do t’i laja pa trazuar qetësinë

Nëse zogjtë do të humbnin
Në shtegtim
Do t’ju ndërtoja folenë
Në vendin tim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT