Etrit Berisha ka rinovuar me Hacken. Portieri shqiptar dhe klubi suedez do të vijojnë të bashkëpunojnë, të paktën deri në vitin 2027.
Paraqitjet e “gardianit” kuqezi kanë bindur drejtuesit e klubit, të cilët nuk kanë hezituar për t’i ofruar Berishës një kontratë të re.
Një prezantim i profilit të Etritit duket i tepërt duke pasur parasysh përofrmancat që ai ka bërë gjatë kohës së tij në këtë ekip. Megjithatë, duket e rëndësishme të theksohet lidershipi, profesionalizmi dhe vullneti që zotëron Etriti”-tha Drejtori i futbollit të Häcken, Martin Ericsson./Balkan web/