Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritArben Iliazi-QYTETI

Arben Iliazi-QYTETI

Qyteti duket si një zemër e shkelur.
Lumë i pafund përrallash të gjata
Ku pikëllimi përvidhet
E prapa portave rri
Hyn brenda në ëndërrat që mbarta
Duke deshifruar gjuhën e të parëve të mi.

Vërshëllejnë gargujt
Netët yjet kanë fikur
Papagajtë në pemë
Imitojnë zërat e kyçur.

Një grusht janë ëngjëjt që këndojnë
Të ikur nga mundimi i ferrit
Prej peshës së madhe të stinëve verbuar
Rrafsh me ëndërrat dhe ndonjë kujtim
I vetmuar
Mbushur me histori të hareshme

Deti.
I lodhur hipi në një anije errësire
Që ikën, ngërdheshur, si një grusht mendimesh…
Llokoçitje e thinjur…thellë tokës sime
Dhe rend të ankorohet në limane lotësh
Që kurrë s’e arritën fundin e botës…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT