Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritLasgush Poradeci-Marsh’ I Djalërisë

Lasgush Poradeci-Marsh’ I Djalërisë

Urdhëroj i Madhi Zot:
Zu ndrin yll´ i Shqipërisë;
Ndrin e më s´përmbahet dot,
Se që sot e jetë-plot
Po rreth zemr´ e Djalërisë.

Djalëri, lart për liri!
Lart për Zonjën Shqipëtare!
Yll në ballë-e zjarr në gji,
Zjarr në gji për Shqipëri,
Digj-u! zemra djaloshare!

Qjell me shkaba shqipëtar!
Male mbushur me dragona!
Këto fusha derdhur n´ar,
Deti plot margaritar “”
Këto janë viset t´ona!

Këtu leu që në fillim
Trim´i dheut si zog i shkruar;
Leu dh´ u la për trashëgim
“” Me nderim e me qëndrim “”
Besa jon´ e shentëruar.

Ha! dh´e bukura liri
Këtu mbretëroj për jetë:
Mbretëroj: e plot mëri,
Bëri në rezik të zi
Prej kujtdo një trim me fletë.

Lithni besën për Atdhe,
Ju me gjak të Kastriotit!
Lithni-e shpejt e bëni be:
Be që vret posi rrufe
Para Kombit “” para Zotit!

Djalëri, heu! yll i ri!
Djalëri, këng´ e shëndetit!
Për liri, për lumtëri,
Rrofsh! e lumja Djalëri!
Rrofsh e qofsh sa val´ e detit!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT