Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritMim Marjanaku-" Farë "

Mim Marjanaku-” Farë “

Jam grua që mbjell farë,
kam lindur vetë në arë.
Në pëllëmbë
kam balt’ e diell,
kam shtat që ndrin në terr.

Të kthjellët e kam shikimin —
jam fundi që sjell fillimin.
Jam ëndërr, jam zgjim,
jam vesa në agim.

Kam buzë që puthin shiun,
në një tango me njeriun.
Flokët — tela për kitarë,
natën ,
këngës ia marr.

Mes notash bëj dashuri,
çarçafët — një elegji.
Zoti ,
më zgjodhi mua !!!
të më krijojë… Grua!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT