Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmePërleshje e armatosur në Podujevë, dy të plagosur – një i dyshuar...

Përleshje e armatosur në Podujevë, dy të plagosur – një i dyshuar në arrati

Një përleshje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Dumnicë e Poshtme të Podujevës, ku tre persona janë përfshirë në një rrahje që ka dërguar deri në përdorimin e armës së zjarrit dhe mjeteve të forta.

Sipas Policisë, për arsye ende të panjohura, tre persona janë përfshirë në një konflikt fizik mes vete, ku dyshohet se janë shkrepur edhe të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë e përleshjes, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i fortë – sëpatë, ndërsa një tjetër është plagosur me armë zjarri. Të dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në arrati.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar disa prova materiale, përfshirë dy vetura (njëra e dëmtuar), një sëpatë, dy sprej, një shkop metali dhe tre zinxhirë dore.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i shtetit dhe njësitë relevante policore po vazhdojnë hetimet nën dyshimet për vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje, dhe pjesëmarrje në rrahje/.Demokracia.com/

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT